INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bilanci tragjik, shkon në 278 numri i viktimave në Itali

Bilanci tragjik, shkon në 278 numri i viktimave në Itali

Publikuar më: 18:54 26-08-2016

Numri i viktimave si pasojë e tërmeteve që goditën Italinë, fatkeqësisht po rritet. Raportohet se numri i të vdekurve ka shkuar të paktën në 278, ndërkohë 388 persona kanë mbetur të plagosur dhe dhjetra të tjerë besohet se ndodhen nën rrënojat e banesave të tyre lajme të konfirmuara nga Mbrojtja Civile.

Sipas mediave italiane nga 24 gushti janë ndjerë mbi 928 lëkundje. Amatrice, Açumoli, Arquata dhe Norcia janë qytetet që janë goditur më fortë nga tërmet, një prej të cilëve ishte me magnitudë 6.2 ballë. Pjesa më e madhe e këtyre qyteteve është shkatërruar plotësisht.

Mijëra persona janë shpërngulur nga këto zona, ndërsa 1500 banorë kanë mbetur pa shtëpi.

Article Logic
Execution time: 0.0039680004119873