Barcelona ka zhgënjyer sërish në La Liga, duke dështuar për të tretën ndeshje më radhë të gjente rrugën e fitores. Katalanët në ndeshjen e javës së shtatë, kanë barazuar 1:1 me Athletico Bilbaon në ‘Camp Nou’.
Trajneri Ernesto Valverde vendosi që këtë ndeshje ta nis me pa Lionel Messin, që e la në bankën e rezervistëve. Por, as inkuadrimi i tij në pjesën e dytë nuk solli ndryshime në rezultat.
Madje Messi tentoi edhe nga gjuajtja e lirë, goditje të cilat i ka ‘specialitet’, por nuk arriti të mposhte portierin Simon, i cili u ndihmua edhe nga bashkëlojtari i tij, që tashmë kishte bërë një plan për t’ia mohuar golin yllit të Barcelonës.
Lionel Messi vs Athletic Bilbao - 29/9/18 (1-1) pic.twitter.com/up6OwBJDNp
— Messi Stats (@MessiStatsUS) September 29, 2018