Sezoni i ri sapo ka nisur dhe Antonio Conte është në prag të largimit nga Chelsea.
Sipas “SportBild”, situata e italianit në “Stamford Bridge” është delikate dhe po flitet që tani për zëvendësuesin e tij: Thomas Tuchel. Nëse Conte do të largohet, ish-trajneri i Borussia Dortmund duket të jetë zgjedhja e parë, edhe pse ka dalë në qarkullim edhe emri i Luis Enrique.
Shkak për largimin e Contes janë marrëdhëniet e këqija të tij me drejtoreshën e përgjithshme të klubit, Marina Granovskaia, e cila është personi që ka besimin e plotë të Presidentit Roman Abramovich.
Granovskaia e ka shumë për zemër sulmuesin Diego Costa, me të cilin Conte ka prishur marrëdhëniet me kohë dhe për më tepër i dërgoi sulmuesit një SMS ku i bënte të ditur se nuk e donte më në skuadër.