INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bild publikon përgjimet e reja për blerje votash: ''Në qoftë se si dun leje, le të shkojnë te PD-ja'' [VIDEO]

Bild publikon përgjimet e reja për blerje votash: ''Në qoftë se si dun leje, le të shkojnë te PD-ja'' [VIDEO]

Publikuar më: 15:02 17-06-2019

Ashtu siç u paralajmërua, shumë përgjigje janë publikuar ditën e sotme nga “BILD”. Në këto përgjime lidhur me shitblerje votash janë përfshirë zyrtarë të lartë të qeverisë dhe mes tyre dyshohet se është edhe kryeministri Rama.

Arben Keshi është një nga personat kyç në akuzë për blerje vote, duke detyruar punonjësit e administratës publike të votojnë për PS dhe gjithashtu ai i dha urdhrat Policisë së Shtetit për të bllokuar votuesit e Partisë Demokratike për të votuar.

Arben Keshi në bisedë me një tjetër person (0685922860).

Një përfaqësuesi i PS, i paidentifikuar telefonon Arben Keshin dhe e informon se është tek një familje duke blerë votat. Por kryetari i familjes nuk pranon ta shesë votën për pak dhe kërkon më shumë.

Drejtori i thotë atij se nëse nuk i pranojnë paratë që i ofrojnë atëherë nuk ka problem, le të shkojë të votojë PD.

Keshi: Nga ike

0685922860: A u lodhe?

Keshi: Ku vajte

0685922860: Jam një cik ktu te Tasi ktu poshtë

Keshi: Ku?

0685922860: Tasia

Keshi: Ku?

0685922860: Tasi Lleshi

Keshi: Po, ca thotë?

0685922860: Që, nuk do ai Refiku

Keshi: Po në rregull, mire

0685922860: Edhe te 30 der te 30 nuk ashtu thotë

Keshi: po leje, nqoft se si dun leje, le te shkojn te PD-ja

0685922860: Hajt mire

BILDI from Vimeointv.al on Vimeo.

 

Përgjimi 15-Bekim Krashi

Bekim Krashi: Alo

0686795208: O Bekim si je a je mirë?

Bekim Krashi: Hë, cfarë ke brë si ja kalove?

0686795208: Ca ke bërë, si ja kalove?

Bekim Krashi: Hë…

0686795208: Tani doja të thoja për familjen e Halit Bashës

Bekim Krashi: Po

0686795208: Ka tre vota

Bekim Krashi: Po

0686795208: Po ai do dicka mor burri dheut si do ja bëjmë?

Bekim Krashi: A ke komunikuar me Naimin?

0686795208: Po, jam konsultuar pak por, por për zotin nuk e di, edhe për Fiqiri Bashën, ka dy vota dhe i ka dhënë thjeshtë 50 mijë lekë

Bekim Krashi: Sa?

0686795208: 50 mijë lekë, kështu më tha Fiqiriu

Bekim Krashi: Kush Fiqiri?

0686795208: Nuk e di sa e vërtetë është, a është me letra

Bekim Krashi: Hë se letrat do mi japin një më njo

0686795208: Po tani si do ja bëjmë, ca mund të bëjmë ndonjë gjo me ta?

Bekim Krashi: Unë tani jam në Peshkopi, po vij nesër t’i jap ndonjë gjo

0686795208: Sa mund të japim për Halit Bashën?

Bekim Krashi: Sa vota ka?

0686795208: Tre vota ka Haliti, edhe dy vota ka Fiqiri Basha

Bekim Krashi: 5

0686795208: Eeee

Bekim Krashi: T’u japim ndonjë 40 mijë leksh, 50 mijë leksh?

0686795208: 50 mijë lekë për dy vota?

Bekim Krashi: Jo mo jo, nga një 40 çe apo 30 çe për kokë

0686795208: 40 për votë ëëëë?

Bekim Krashi: 100 mijë lekshin ia japim atij që ka tre

0686795208: Po, 100 mij ëlekë, po atij që ka dy vota?

Bekim Krashi: Atij ti japim jnë 60-70 mijë leksh

0686795208: Naimi i ka thënë 50 më thotë, më thotë ai Fiqiriu, dmth ti japim edhe 20 të tjera plus

Bekim Krashi: Ata e kanë pasur shumë, por nëse i ka dhënë 20 ti japë edh e20

0686795208: Po shihe se më duket janë duke abuzuar me punë leksh o Bekim

Bekim Krashi: O zotni mos më thuj më në telefon, më çmene, se se përgjohet ooo

0686795208: Hë?

Bekim Krashi: Lëri këto diskutime me mua në telefon

0686795208: T’kuptoj, t’kuptoj, shihi vetë tani

Bekim Krashi: Falimnerit, mirupafshim

Article Logic
Execution time: 0.0022821426391602