INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bileta 40 lekë, PD padit Bashkinë në Gjykatë

Bileta 40 lekë, PD padit Bashkinë në Gjykatë

Publikuar më: 10:50 01-02-2016

Të gjithë ata që këtë të hënë kanë zgjedhur të lëvizin me transportin publik në kryeqytet kanë paguar 10 lekë më shumë për biletën e urbanit. Pas vendimit të Këshillit Bashkiak, i cili hyri në fuqi më 1 Shkurt,  bileta e urbanit është 40 lekë, por dhe ata që kanë blerë abonenë kanë paguar më shumë.

Ndërkohë një ditë më parë nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbi Mazniku bëri publike 10 masat që Shoqatat e Transportit Urban duhet të zbatojnë, në të kundër do të penalizohen deri në heqje të licencës.

Nga ana tjetër, opozita e djathtë ka dorëzuar në Gjykatën e Apelit Administrativ padinë kundër vendimit të Bashkisë së Tiranës për rritjen e çmimit të biletës së urbanëve në kryeqytet.

Por Shoqata e Transportit Urban janë shprehur se vazhdojnë ende negociatat me bashkinë për rritje të mëtejshme të çmimit të biletës së urbanit, deri në 70 lekë. Sipas tyre indeksimi me 40 leke i biletës nuk plotëson nevojat për një shërbim më të mirë.

Article Logic
Execution time: 0.0023648738861084