INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Bileta urbani për fëmijët po apo jo? Harshova, ligji e përcakton por duhen mekanizma lehtësues[VIDEO]

Publikuar më: 12:50 02-10-2018

A do paguajnë fëmijët mbi 6 vjeç biletë në urbanë? Kjo është një pyetje që ende nuk ka një përgjigje të qartë. Po sot nga Kafe IN, Përfaqësuesi i Shoqatës së Transportit Publik Kujtim Harshova ka dhënë disa shpjegime ligjore.

“Pati një fluks fëmijësh tani, që nisi shkolla. S'është problemi t'u marrim ca para fatorinot i toleronin po ata nuk janë fëmijë, që qëndrojnë në prehër. Ata zënë një vend me gjithë çanat si të rrituri dhe duhet të paguajnë. Sipas ligjit nxënësit e studentët duhet të paguajnë,” tha Harshova në Kafe IN.
Po duke qënë se kostoja e biletave të përditëshme për fëmijët do shkaktojnë shumë dëme në buxhetet familjare Harshova sugjeron një zgjidhje të cilën mund t'a rregullojë pushteti vendor.
“Ligvënësit duhet të bëjnë lehtësime për nxënësit, gjysëm bilete apo abone si të studentëve. Këshilli Bashkiak duhet të mendojë të modifikojë ligjin,” tha Përfaqësuesi i Shoqatës së Transportit.

Article Logic
Execution time: 0.0032479763031006