Pas rikthimit në muzikë, Rita Ora është më aktive se kurrë.
Këngëtarja sapo ka lançuar këngët e saj të cilat menjëherë janë ngjitur në vendet e rëndësishme të klasifikimeve botërore.
Kështu, Rita ka paralajmëruar planet për vitin 2018. Ajo ka postuar në llogarinë e saj në Instagram njoftimin për shitjen e biletave për turneun e saj europian. Shitja e tyre ka nisur dhe kënëgtarja do të jetë e pranishme në disa prej qyteteve më të ëmdha të Europës si Londër, Paris, Munich, Hamburg, Kopenhagë etj...