INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Biletat në shitje, ja si do të ndahet “Selman Stërmasi” për derbin e Tiranës

Biletat në shitje, ja si do të ndahet “Selman Stërmasi” për derbin e Tiranës

Publikuar më: 12:11 16-02-2017

Përcaktohen çmimet e biletave dhe ndarja e sektorëve të stadiumit “Selman Stërmasi” për tifozëritë respektive për derbin e kryeqytetit Partizani – Tirana.

Klubi i kuq në bashkëpunim me drejtorinë e Policisë së Tiranës, ka vendosur t’i grupojë tifozët në mënyrë të tillë që të mos kenë asnjë kontakt me kundërshtarët, për të shmangur cdo inident të mundshëm. Pjesa e tribunës qëndrore do të jetë e ndarë 50-50, pra mbështetësit e Partizanit do të akomodohen në sektorët B1, B2 dhe C1 dhe C2, ndërsa ata të Tiranës në A1, A2 dhe H1, H2. Sektori D2, ku akomodohet gjithmonë tifo-grupi Tirona Fanatics, do të qëndrojë i mbyllur, ndërsa të gjithë sektorët e tjerë përballë Tribunës kryesore, pra D1,E,F,G1 dhe G2 do të jenë në dispozicion të tifozëve të Partizanit.

çmimet e biletave variojnë nga 2000 Lekë në A1, A2, B1 dhe B2, në 500 Lekë në të gjithë sektorët e tjera. Biletat do të dalin në treg duke filluar nga dita e Premte ora 09:00 pranë pikës së shitjes, në stadiumin “Selman Stërmasi”. Gjithashtu tifozët e kuq mund të sigurojnë Biletat edhe pranë dyqanit sportiv “Joma”, që gjendet në rrugën “Myslym Shyri”.

Article Logic
Execution time: 0.0025317668914795