Rreth 50 emigrantë të paligjshëm janë ndaluar në qytetin e Bilishtit dhe në fshatin Vërnik. Burime nga policia kufitare bëjnë të ditur se mes tyre ka burra, gra dhe fëmijë.
Pas marrjes së deklarimeve nga ana e policës ata janë nisur drejt qendrës së azilkërkuesve në Tiranë.
Sipas burimeve të policisë refugjatët të cilët janë sirianë, palestinezë dhe iranianë u kapën në qytetin e Bilishtit dhe në fshatin Vernik.