Jeff Bezos e ka kaluar ndoshta Bill Gates në klasifikimin e njerëzve më të pasur në botë, por themeluesi i Microsoft mund të ngushëllohet (përtej se me 100 miliardë dollarët që disponon në llogari) edhe me titullin si mashkulli më i admiruar në botë.
Një titull aspak i mirëqenë, duke marrë parasysh se Gates mundi personalitete shumë të dashur si ish presidenti i SHBA Barack Obama, Dalai Lama dhe “yje” të sportit si Cristiano Ronaldo, dhe ku mungojnë personazhe të famshme si Mark Zuckenberg.
Klasifikimi i përgatitur nga You Gov, portali britanik që mbledh një komunitet aktiv në rang botëror që tejkalon 6 milionë persona.
Surprizon që në renditjen e përgjithshme ndodhen edhe liderë shumë të diskutuar si presidenti kinez Xi Jinping në vendin e katërt, Vladimir Putin në e dhjetë dhe presidenti turk Erdogan në vendin e 19-të. Presidenti amerikan Donald Trump ndodhet në vendin 1 14-të, gjithsesi sipër Papa Franceskut.
Ego-ja e Cristiano Ronaldo (i shtati) u ledhatua nga fakti që mundi sërish rivalin Messi, që ndodhet në vendin e 9-të.
Në rang femëror, Michelle Obama dominon preferencat në rang botëror, i ndjekur nga personaliteti i televizionit amerikan Oprah Winfrey dhe Angelina Jolie. Mbretëresha Elizabeta e Anglisë mbeti jashtë podiumit, po sërish në pozicion të kënaqshëm. Ndërkohë, për herë të parë futet në klasifikim edhe “first lady” amerikane, Melania Trump (e 19-ta).