Bill Gates, miliarderi Amerikan dhe themeluesi i Microsoft, ka zgjodhur Malin e Zi si destinacionin për të pushuar këtë verë.
Gates shoqërohet nga bashkëshortja e tij dhe tre fëmijët e tyre. Ata erdhën në Malin e Zi me super jahtin Lady S dhe e ankoruan pranë Kotorrit dhe Rizanit në 28 Korrik.
Jahti i ankoruar përballë Kotorrit të vjetër tërhoqi vëmendjen e shumë banorëve dhe turistëve ndërsa identiteti i familjes po mbahet i fshehtë.
Jahti 93 metra i gjatë kushton plot 1.4 milionë dollarë, ndërsa në bord kishte edhe një varkë të vogël dhe një helikopter.
Milioneri Amerikan Daniel Snyder është parë gjithashtu nën shoqërinë e njeriut të dytë më të pasur në botë. Snyder është pronari kryesor i ekipit të futbollit Washington Redskins, themelues i Snyder Communications dhe investitor kryesor në Red Zebra Broadcasting.
Sipas atyre që i kanë parë, Bill Gates dhe familja e tij dukeshin njerëz të thjeshtë dhe spontanë të cilët shijuan bukuritë natyrore të vendeve të vogla si Mali i Zi, shkruan e përditshmja e Podgoricës, Vijesti.