Nata e madhe e Billboard Music Awards do të jetë shumë e veçantë, sidomos për fansat e Prince.
Organizatorët kanë vendosur të nderojnë legjendën e muzikës përmes një tributi nga Madonna.
Sapo ky lajm u zbardh, në internet nisi një peticion për ta ndaluar këtë performancë me justifikimin se nuk duhet të ishte vetëm Madonna pjesë e homazhit, por edhe kolegë të tjerë të Prince. Të tjerët thanë se duhet të ishte një artist me ngjyrë që të nderonte këngëtarin.
Megjithatë organizatorët kanë reaguar duke thënë se ky do të jetë një tribute shumë i veçantë dhe fansat do të ngelen pa fjalë.