INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Billboard: Ultra Music mburret me Era Istrefin

Billboard: Ultra Music mburret me Era Istrefin

Publikuar më: 11:23 23-03-2016

Që emri i saj tashmë po shëtit botën këtë e dinim, por që revista prestigjoze Billboard do t'i dedikonte asaj një shkrim, këtë nuk na e priste mendja.

Gjithçka ka ndodhur mbrëmjen e djeshme teksa Billboard ka publikuar një artikull rreth zbulimit më të ri të Patrick Moxeyt, themeluesit të Ultra Music, shtëpisë së famshme muzikore e cila prej disa javësh ka marrë të drejtat ekskluzive në Youtube të hitit "Bonbon". E ndërkohë që në rreshtat e parë Era Istrefi është krahasuar me divat e muzikës Sia dhe Rihanna, vetë Patrick ka treguar për Billboard se qasja me muzikën e Erës ishte krejt e rastësishme. "Këndimi në shqip dhe anglisht njëkohësisht e bën atë shumë speciale, dhe të pakrahasueshme me artistë të tjerë" ka thënë ndër të tjera drejtuesi i Ultra Music. Po ky i fundit ka zbuluar gjithashtu se në muajin prill Era Istrefi do të udhëtojë drejt Los Angeles, ku do të nisë puna për albumin e saj të parë. Nuk na ngelet tjetër veçse ti urojmë @strefie-t shumë suksese!

Article Logic
Execution time: 0.0037450790405273