INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bimët mjekësore shqiptare kryesojnë në botë

Bimët mjekësore shqiptare kryesojnë në botë

Publikuar më: 09:30 28-05-2016

Bimët mjekësore shqiparë tashmë po kalojnë dhe në kontinete të tjera. Më të preferuara për europiantë dhe amerikanët janë sherebela, lavandëra, rigoni, helikrisiumi dhe rozmanina.
Me prodhuesit shqiptarë me sherebelën në veçanti po kryesojnë tregun botëror. Ajo përbën afro 50 për qind të të gjitha eksporteve, me një vëllim të vlerësuar prej 2,000 deri në 2,500 ton në vit. Sherebela shqiptare përbën rreth 70% të tregut amerikan, ndërkohë që tregje të tjera që kërkojnë bimët tona janë dhe Franca, Gjermania dhe Italia.
Në vit eksportet kapin shifrën e 27-28 milionë dollarë. Ndërkohë që më shumë se 100.000 familje shqiptare e kanë të lidhur ngushtësisht jetën me këto bimë.
Vetëm në veri të Shqipërisë mendohet se kultivimi i bimëve medicinale përbën afro 35% të të ardhurave të këtyre familjeve.  Në kongresin kombëtar të bimëve medicinal, përfaqësuesi i USAID në Shqipëri Marcus Johnson, vuri në dukje interesin në rritje të tregut Amerikan për produktet bimore mjekësore të prodhuara në Shqipëri.
Shqipëria është e pasur në specie autoktone 360 të tilla janë mjekësore, aromatike dhe erëza.

Sherebela më e preferuara e amerikanëve ja për çfarë shërben:

Gjithashtu kjo bimë kuron edhe dhimbje të shumta nga menstruale, në ato të barkut dhe të shpinës. Është një kurues i mirë për mëlçinë.
Kjo erëz kuzhine është dhe një ilaç edhe për kavitetin e gojës. Disa gjethe sherebela ulin irritimet në gojë.
Kështu është një medikament shumë i mirë për të përballuar gjendjen depresive, stresin e momentit apo ankthin dhe gjendjen e panikut.

Dhe së fundi, kjo bimë kuzhine ndihmon edhe për një tretje të mirë dhe shërben si mjet mbrojtës kundër gastritit.
Duke përdorur në gatim këtë bimë, ju ndihmon që të pastroni helmet e zorrëve dhe të shmangni ndjesinë e fryrjes.
Falë baktericideve që kjo bimë përmban, lufton edhe të ftohtin dhe probleme të rrugët e frymëmarrjes.
Kurse kur keni ndonjë ënjtje apo plagë, vendosni mbi to disa gjethe të kësaj erëze për disa minuta dhe efekti është i shpejtë. E nëse e përsërisni disa herë do të shuhen shpejt edhe shenjat e plagës apo ënjtjes.
E nëse mendoni se kaq vlera ka kjo bimë, gaboheni.
Sepse sherebela është dhe një produkt për pamjen tuaj: duke bërë një banjë relaksuese ku në ujë janë futur disa gjethe sherebela, ato ndikojnë në rigjenerimin e lëkurës.

Article Logic
Execution time: 0.0024669170379639