INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bindja Demokratike zyrtarizohet si parti, reagon Astrit Patozi: Shqipëria sot po vuan pasojat e dy partive të mëdha...

Bindja Demokratike zyrtarizohet si parti, reagon Astrit Patozi: Shqipëria sot po vuan pasojat e dy partive të mëdha...

Publikuar më: 11:56 23-04-2019

Pak pas regjistrimit të partisë Bindja Demokratike në Gjykatë, reagon edhe kryetari i saj, ish-deputeti Astrit Patozi përmes një postimi në “Facebook”. Patozi e cilëson partinë vetëm ide, jo pronë apo biznes. Në një shkrim të gjatë, Patozi sqaron edhe arsyet e shfaqjes së kësaj partie të re në skenën politike.

“Bindja Demokratike është frymë dhe alternativë e re, në një shoqëri, ku monopoli partitokratik po vret konkurrencën dhe ka kufizuar lirinë e zgjedhjes për qytetarët.

Ne jemi të bindur se Shqipëria sot po vuan pasojat e një polarizimi politik, që e ka zanafillën tek vrasja e demokracisë brenda dy partive të mëdha dhe tek konsolidimi i një sistemi mbytës, që garanton palët rivale për mosndëshkueshmëri dhe mbijetesë politike, kundër çdo projekti të ri.”-shkruan ai.

 

Article Logic
Execution time: 0.00364089012146