Një video e siguruar nga “Revista Who” ku Romeo Veshaj shfaqej duke u puthur e përqafuar në rrugët e Barcelonës me një vajzë bionde qarkulloi me shpejtësi në mediat rozë. Shumë shpejt u zbulua edhe identiteti i saj. Sipas “Iconstyle.al” ajo quhet Eriketa dhe jeton në qytetin katalanas pasi dhe e ka vendosur edhe në bion e saj në Instagram. Gjithashtu ajo e ndjek aktorin në rrjetin social. Ndërkohë pas publikimit të videos, nuk munguan aludimet se djali në video mund të ishte edhe Donaldi. Por veshja dhe mungesa e tatuazheve në këmbë e bënë më të lehtë identifikimin mes dy vëllezërve. Këtë e ka konfirmuar edhe Donaldi, i cili ka lënë të nënkuptohet se Romeo është “protagonisti” i videos virale.
Si fillim, prezantuesi ka publikuar në InstaStory një foto me këmbët e tij me tatuazhe ku hedh poshtë dyshimet se ishte ai duke u puthur me vajzën bionde.
“O portale, o gjiganta. Unë jam i mbushur me tatoo në të dyja këmbët. E kuptoj që vdisni për lajme por (vendos emoji që të heshtin)”, shkruan Donaldi duke hedhur kështu poshtë aludimet e disa portaleve.
Më pas, ai ka konfirmuar se Romeo është në fakt djali që shfaqet në video teksa e “qorton” që nuk ka ndjekur këshillën e tij për të bërë tatuazhe.
“Domethënë i kam bërë tatuazhet që të dalloj nga Romeo. I them Romeos bëj dhe ti tatuazhe në këmbë si mua, nuk do. Ja si del”, shkruan ai me një emoji duke qeshur.