Binjaket identike australiane, Anna dhe Lucy DeCinque, kanë rrëfyer se përse kanë edhe të njëjtin të dashur.
30-vjeçaret ishin të pranishëm në emisionin e mëngjesit në Britani.
Ata pranuan hapur se flenë me të njëjtin mashkull në të njëjtën kohë.
“Ne vijmë në humor në të njëjtën kohë. Ai është një djalë me fat. I duhet dyfishi i energjisë, merr dyfishin e dashurisë dhe të vëmendjes”, thanë ato.
“Nuk na intereson se çfarë thonë njerëzit. Ne bëjmë jetën tonë. Ne do jemi gjithmonë bashkë. Për shkak se jemi çdo moment bashkë, është më e lehtë të kesh të njëjtin të dashur”.
30-vjeçaret thonë se duan të bëjnë secila nga një fëmijë në të njëjtën kohë me të dashurin.
Ato janë në lidhje me mekanikun Ben Byrne.
Të dyja kanë shpenzuar rreth 200 mijë dollarë në operacione plastike për t’u dukur të bukura.