INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Binjaket shqiptare kënduan SHQIP këngën 'Shumë Pis' të Ledrit dhe Era Istrefit në 'The Voice of Italy', reagon këngëtarja! Hyn 'mik' tek reperi italian, ja ç'i shkruan [FOTO]

Binjaket shqiptare kënduan SHQIP këngën 'Shumë Pis' të Ledrit dhe Era Istrefit në 'The Voice of Italy', reagon këngëtarja! Hyn 'mik' tek reperi italian, ja ç'i shkruan [FOTO]

Publikuar më: 19:57 24-04-2019

Dy vajza shqiptare, binjake kanë ngritur në këmbë gjithë sallën në "The Voice of Italy" me këngën rap shqip 'Shumë pis'.

Ina e Serena Sinani, 2 motra të grupit 'Sindolls' kanë konkuruar gjatë natës së parë të këtij programi duke u vlerësuar me 4 “Po” nga këngëtarët coach të këtij show, Gigi D'Alessio, Morgan, Gue Pequeno e Elettra Lamborghini.

Të 4 këngëtarët coach të këtij talent shoë kanë kërkuar që grupi Sindalls të bëhet pjesë e skuadrave të tyre. Por motrat shqiptare për shkak të afërsisë së stilit të tyre muzikor kanë preferuar skuadrën me trajner reperin Gue Pequeno.

Ina e Serena Sinani kanë performuar shqip këngën rap me titullin "Shume pis", kënduar nga Era Istrefi e Ledri Vula.

Këngëtarja shqiptare së fundmi ka reaguar nëpërmjet një postimi në ‘insta story’ ku ka publikuar videon dhe ka bërë ‘tag’ reperin Gue Pequeno, ku I thotë se tashmë ka dy diamante në skuadër. Kujtojmë se reperi Italian i lë edhe komente këngëtares shqiptare. Epo urime Sindolls!

648a64b8-54f0-4658-bc32-7c81cb8630d1.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036368370056152