INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Binjaku i ngrirë i Tokës. NASA gjen planetin me të njëjtat përmasa [VIDEO]

Publikuar më: 17:27 27-04-2017

Astronomët zbulojnë binjakun e akullt të planetit tonë,  një planet i ri me masën e Tokës. Ky planet rrotullohet rreth yllit të tij në të njëjtën distancë që ne sillemi rreth diellin tonë. Megjithatë, ata thonë se shanset për të gjetur jetë në të janë të pakta, pasi është shumë i ftohtë. Sipas astronomëve ky planet ka të ngjarë të jetë edhe më i ftohtë se planeti i Plutonit në sistemin tonë diellor, cka do ta bënte të pamundur lëvizjen e ujit në sipërfaqe, pasi do të ngrinte. Ky planet i ri është gati 13,000 vite dritë larg nesh. Planeti rrotullohet rreth një yll aq të vogël, saqë shkencëtarët nuk janë të sigurt nëse është një yll mbi të gjitha. Ata thonë se mund të jetë një objekt i ngjashëm me yllin, bërthama e të cilit nuk është aq e nxehtë për të gjeneruar energji përmes bashkimit bërthamor. Ky yll i veçantë është vetëm sa 7.8 për qind e masës së diellit tonë, pikërisht në kufirin midis të qenit një yll dhe jo. Planeti i sapo zbuluar, ndihmon shkencëtarët në kërkimin e tyre për të zbuluar shpërndarjen e planetit në galaktikën tonë.

Article Logic
Execution time: 0.0037438869476318