INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Biografia

Biografia "I, Tonya" vë Margot Robbie në rolin e patinatores më negative në histori

Publikuar më: 10:39 23-03-2016

Roli i Harley Quinn në filmin e shumëpritur “Suicide Squad” i ka përmbledhur gjithë shijet e Margot Robbie, e cila duket se ka një pikë të dobët për personazhet negative.

Aktorja australiane është konfirmuar për rolin e figurës më negative në historinë e patinazhit artistik, amerikania Tonya Harding, në filmin biografin “I, Tonya”. Harding u bë me famë ndërkombëtare në vitin 1994 pasi u akuzua se ishte e përfshirë në një sulm ndaj ndaj rivales Nancy Kerrigan përpara Kampionatit Amerikan të Patinazhit Artistik.

Më vonë u zbulua se sulmi u orkestrua nga ish bashkëshorti i Tonya-s, Jeff Gillooly dhe truproja e saj. Por skandalet e ish patinatores, sot 46 vjeçare, duket se nuk kanë fund pasi ajo ka realizuar edhe një video seksi me Gilloly, të cilën ajo vetë bashkë me ish bashkëshortin e kanë shitur. Jo tamam ajo që mund të konsiderohet një ambasadore e vlerave të sportit. Dhe, me pak fjalë, një rol fiks për Margot Robbie.

Article Logic
Execution time: 0.0036449432373047