Selena Gomez është personazhi më i ndjekur në rrjetin social, Instagram ose e thene ndryshe “Mbretëresha e Instagramit” me 132 milion ndjekës. Pak kohë më parë ajo habiti të gjithë me ndryshimin në ‘look’. Nga brune u shndërrua në një bionde seksi por tashmë mesa duket Selena është bërë “pishman”. Gomez është parë në Texas gjatë festave të fundvitit, me ngjyrën e saj natyrale. Këngëtarja është parë me kushërirën e saj, Priscilla DeLeon në një dyqan me fustane nusërie dhe ndryshimin e saj e shihni në videon më poshtë./intv.al/