INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
BIRN: Familjarët e Aleks Nikës i drejtohen Strasburgut

BIRN: Familjarët e Aleks Nikës i drejtohen Strasburgut

Publikuar më: 09:07 06-07-2016

Kur kanë kaluar më shumë se 5 vite nga ngjarja e rëndë e 21 Janarit, ku 4 qytetarëve mbetën të vrarë përballë godinës qeveritare, familjarët e Aleks Nikës, i janë drejtuar Gjykatës së Strasburgut. Ata akuzojnë autoritetet shqiptare për ndërhyrje politike dhe hetim të cunguar të çështjes.
Është Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative- BIRN që ka zbardhur ankesën drejtuar Gjykatës për të Drejtat e Njeriut.
Sipas BIRN, familjarët e Aleks Nikës akuzojnë ish-kryeministrin Sali Berisha dhe ministrin e Brendshëm të kohës, Lulzim Basha për pengim të hetimeve, zhdukje të provave dhe mosekzekutim të vendimeve. Ata kërkojnë të verifikohen një seri shkeljes procedurale dhe materiale që sipas tyre janë shënuar gjatë hetimit të vrasjes së të afërmit të tyre nga autoritetet shqiptare.

Sipas BIRN familjarët e Nikës kërkojnë që ankimimi i tyre t’i bashkëngjitet dosjes tjetër që është regjistruar në Gjykatën e Strasburgut, nën emrin “Ana Veizi dhe të tjerë kundër Shqipërisë” duke qenë se bëhet fjalë për të njejtën ngjarje dhe prova.

Article Logic
Execution time: 0.0037240982055664