INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Birrë në prag të skadencës, AKU bllokon 11.6 ton në pikën kufitare të Hanit të Hotit

Birrë në prag të skadencës, AKU bllokon 11.6 ton në pikën kufitare të Hanit të Hotit

Publikuar më: 12:37 05-08-2018

Inspektorët e Drejtorisë Rajonale të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Shkodër kanë konstatuar dhe bllokuar 11.615 ton birrë për shkak se afati i skadencës së produktit ishte afër datës së deklaruar në etiketë ose në dokumentacionin shoqërues.
“Konkretisht, nga kontrolli fizik i ngarkesës së produktit “birrë” nga ana e trupës inspektuese në pikën doganore të Hanit të Hotit u konstatua se, ky produkt me origjinë nga Estoni – Meksiko , eksportuar nga Mali i Zi, nuk respektonte urdhërin e ministrit Nr.250 dt 29.07.2011 ku ndalohen importet e produkteve në prag skadence. Sa më sipër, AKU ndaloi hyrjen e ngarkesës në sasinë 11.615 ton në territorin e Shqipërisë dhe kthimin e saj në vendin e origjinës” njofton AKU.
Në këtë periudhë me temperatura të larta, në kuadër të sezonit turistik është shtuar edhe vëmendja e kontrolleve edhe në pikat kufitare me fokusin tek subjektet që sjellin produktet e importuara duke neglizhuar apo shkelur rregullat e Sigurisë ushqimore. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore, i bën thirrje edhe operatorëve të biznesit ushqimor që të jenë të kujdesshëm në blerjen e lëndëve të para, produkteve shtazore dhe jo shtazore duke kërkuar e marrë nga furnitorët vetëm produkte me etiketë dhe të shoqëruara me dokumentacion të plotë veterinar e fiskal, pasi është një detyrim ligjor i tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0036690235137939