Modelja e njohur Arbenita Ismajli dhe reperi Fero janë kthyer tashmë në një nga çiftet më të komentuara të showbizzit shqiptar.
Dyshja e njohur është vazhdimisht pjesë e mediave rozë për jetën e tyre private, ndërkohë që nuk ngurojnë që të jënë shumë të pranishëm edhe në mediat sociale ku publikojnë shpesh foto e video me njëri-tjetrin.
Prej disa ditësh është duke u përfolur se Fero mund ta ketë tradhtuar modelen e njohur.
Madje Arbenita, disa ditë më parë tregoi se ajo kishte akses në Instagramin e Feros dhe se aty kishte gjetur një fanse të tij të çmendur.
Por detaje të tjera dolën sot në dritë. Në media është bërë publike biseda e reperit me një fanse të tij nga Prishtina.
Biseda që ata kanë zhvilluar të lë të kuptohet se ata kanë në plan të jetojnë bashkë dhe se kanë një lidhje më të afërt se sa miqësore.
Pjesë nga biseda:
Fero: A e di qka kem fol na për lidhjen tonë
Fansja: Po ke than me mshel Instagramin dhe Snapin dhe me ardh n’Prishtin afër meje, me jetu apo?
Fero: E di ti hiq spom ngomn
Fansja: Po qka met ngu ty mos mlodh fort
Fero: Ani de ani hi nSnap
Fansja: Oke
Mirëpo si duket Arbenita ka dashur t'i shmangë këto lajme në portale dhe ka treguar sërish një sukses të madh të sajin me anë të një fotoje publikuar në Instastory.
Në foto shihet portreti i modeles shfaqet në revistën e markës “Avon”, ku shkruan krahas postimit:
“Më kujtohet kur s’e përballoja dot të blija produkte kozmetike “Avon”- duke i bërë të gjithë të mendojnë për suksesin e saj.