INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Biseda Putin-Vuçiç për problemin me Kosovën, publikohen detajet nga biseda e liderëve

Biseda Putin-Vuçiç për problemin me Kosovën, publikohen detajet nga biseda e liderëve

Publikuar më: 08:12 09-05-2018

Kryetari i Serbisë Aleksandër Vuçiç, pas bisedimeve me presidentin e Rusisë Vladimir Putin në Moskë ka theksuar Rusia do t’i paraqesë në mënyrë të qartë qëndrimet e veta lidhur me Kosovën.

“Pa Rusinë, pa pajtimin e Moskës është e pamundur, që është me shumë rëndësi dhe që i kam thënë Putinit, të arrihet çfarëdo zgjidhjeje”, ka thënë Vuçiç pas takimit me presidentin e Rusisë duke iu referuar Kosovës, përcjelltelevizioni publik i Serbisë. Vuçiç ka shtuar se Rusia do të përcjellë përmbajtjet e bisedave tona dhe të gjitha ato që do të ndodhin dhe se me kohë do të reagojë në mënyrë të caktuar që nuk do të thotë bisedime të drejtpërdrejta, sepse ato i zhvillojmë me ndërmjetësim të BE-së.

“Por, do të marrë pjesë në mënyrë shumë aktive e përmbajtëse në përcjelljen e komplet procesit dhe të marrëdhënieve të Beogradit e të Prishtinës. Në veçanti në ndikimin e faktorit ndërkombëtar në këtë çështje”, ka sqaruar për gazetarët serbë Vuçiç.

Ka thënë se me Putinin ka pasur një bisedë të gjatë e të sinqertë. “Kryetari i Rusisë ka pasur durim të dëgjojë të gjitha ato që kisha nevojë t’ia them, t’ia sqaroj dhe t’ia paraqes qëndrimet e Serbisë për problemin tonë kryesor, Kosovën. Më duket se kurrë më gjatë nuk kemi folur për raportet Beograd -Prishtinë dhe marrëdhëniet ndërkombëtare. Qëndrimet tona përputhen shumëkund “, ka konstatuar ai.

“Ia përsërita disa herë se Serbia është e gatshme për kompromis me shqiptarët e Kosovës, porse nuk është dhe kurrë nuk do të jetë e gatshme për poshtërimin e vet…. Nuk u paraqitem ashtu që t’i kërcënohemi ndokujt. E lutëm Putinin që si njëri nga shtete më të rëndësishme dhe më të fuqishme në Kombet e Bashkuaar të ndihmojë në zgjidhjen e problemit të Kosovës”, ka thënë Vuçiç duke shfaqur skepsën se shqiptarët se janë të gatshëm për kompromis dhe se për këtë kompromis janë aq më pak të gatshëm ata që e kanë përkrahur pavarësinë e Kosovës.

Article Logic
Execution time: 0.0034918785095215