INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bisedimet me Serbinë/ Presidenti Thaçi propozon referendum popullor

Bisedimet me Serbinë/ Presidenti Thaçi propozon referendum popullor

Publikuar më: 15:54 03-08-2018

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi  është i vendosur të shkojë në tryezën e bisedimeve me Serbinë në shtator me një propozim konkret. Kreu i shtetit bëri thirrje për unitet kombëtar duke e lënë të hapur edhe mundësinë e referendumit që qytetarët të shprehen me votë.
 
 “Në rast të arritjes së marrëveshjes përfundimtare e shoh të domosdoshme organizimin e një referendumi të qytetarëve të Kosovës" u shpreh Thaçi.
 
Gjatë një konference për mediat Kreu i Shtetit foli sërish për mundësinë, që Kosova dhe Serbia të korrigjojnë në mënyrë paqësore kufirin, duke përmendur me këtë rast përfshirjen e komunave jugore të Serbisë, Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, në kuadër të territorit të Kosovës.

"Duhet të bashkohemi dhe t’i themi po kësaj kërkese krejt racionale, të drejtë dhe historike e cila ka mundësi të realizohet krejtësisht në mënyrë paqësore.Ne nuk kemi mundësi tjetër për të bashkuar Preshevën, Medgjeven dhe Bujanovcin, Kosovës pa u pajtuar me Serbinë për korrigjimin e kufijve"

Por, njëkohësisht, Thaçi është shprehur mjaft skeptik nëse Beogradi do ta pranonte kërkesën eventuale në tavolinën e bisedimeve.

“Mundësitë janë krejt të vogla. Mund ta imagjinojë reagimin e Beogradit, do të jetë një reagim kryeneç, i rëndë dhe kategorik refuzues”, shtoi Kreu i Shtetit.

Thaçi u ka dërguar mesazhe edhe opozitës dhe spektrit të gjerë politik në Kosovë që t’i bashkohet idesë së tij për korrigjim të kufirit me Serbinë.

Sipas tij, ky është moment historik që kërkon gjithëpërfshirje.

Article Logic
Execution time: 0.0033669471740723