INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bisedimet mes frikës për zgjedhje të parakohshme në Itali

Bisedimet mes frikës për zgjedhje të parakohshme në Itali

Publikuar më: 08:13 30-05-2018
Italia, ekonomia e katërt më e madhe e Bashkimit Evropian,  është pa qeveri që nga zgjedhjet  e marsit sepse asnjë grup politik nuk mund të formojë një shumicë.
 
Kryeministri i përkohshëm i Italisë Carlo Cottarelli do të takohet sot me presidentin Sergio Mattarella, mes raportimeve se vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme për të zgjidhur ngërçin politik. Të dielën, dy partitë populiste të Italisë dështuan të formonin një kabinet qeveritar.
 
 
 
Mediat raportojnë se Cottarelli, një ish-ekonomist i FMN-së, nuk ia ka dalë të sigurojë mbështetjen nga partitë e mëdha politike dhe me gjasa nuk do të betohet në detyrën e kryeministrit. 
 
Presidenti Sergio Mattarella mund të zgjedhë të mos emërojë qeverinë e përkohshme dhe të thërrasë zgjedhjet në muajin korrik. Partitë euroskeptike mund të dalin sërish triumfuese, pasi sondazhet tregojnë se ato gëzojnë pozita të forta në rradhët e votuesve.
 
 
Article Logic
Execution time: 0.0034871101379395