INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Bisha nga Lindja” ngrin Europën, 24 të vdekur në pak ditë

“Bisha nga Lindja” ngrin Europën, 24 të vdekur në pak ditë

Publikuar më: 10:42 28-02-2018

Pjesa më e madhe e Evropës është mbuluar nga bora dhe është goditur nga masa të ftohta të arktikut.

Ndërkohë moti i ftohtë po përhapet deri në jug, duke prekur edhe bregdetin e Mesdheut. Agjencia e lajmeve AFP raporton një total vdekjesh prej së paku 24 vetëve gjatë katër ditëve të fundit kryesisht në Francë, tre në Republikën Çeke dhe një në Itali.

Në Britani të Madhe temperature ka arritur deri në -30 ° C.

Të paktën shtatë persona janë raportuar të vdekur që nga e hëna – pesë në Poloni dhe dy në Rumani.

Ekipet e emergjencës të Kryqit të Kuq kanë hapur strehimore dhe po japin ushqime të nxehta dhe batanije për mijëra njerëz në të gjithë kontinentin.

Moti i ftohtë gjithashtu goditi Romën të hënën, dëbora e parë në gjashtë vjet.

Ndërkohë, zyra meteorologjike e Gjermanisë regjistroi një temperaturë prej -30 ° C në Zugspitze, kulmin më të lartë të vendit, dhe -10C në pjesën më të madhe të territorit.

Për shkak të acarit shumë shtete janë përfshirë nga kaosi në transport ndërsa janë anuluar shumë udhëtime.

Moti i ftohtë pritet të vazhdojë deri në fund të javës.

Article Logic
Execution time: 0.0024929046630859