INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Biznes me të dhënat tona, një tjetër SKANDAL tregon sesi Facebook bën lekë në kurrizin tonë! [FOTO]

Biznes me të dhënat tona, një tjetër SKANDAL tregon sesi Facebook bën lekë në kurrizin tonë! [FOTO]

Publikuar më: 20:38 07-12-2018

Email-e të shkruara nga shefi i Facebook, Mark Zuckerberg dhe nga zëvendësit e tij tregojnë se kompania ka bërë disa marrëveshje selektive në kurriz të përdoruesve.

Thuhet se Facebook ka rënë në ujdi për ekspozimin e disa të dhënave me disa zhvillues, ndërsa ka refuzuar disa të tjerë. Një kopje e dokumenteve të brendshme është botuar në internet nga një komision parlamentar.

Thuhet se dosjet tregojnë gjithashtu se Facebook e kishte bërë me qëllim “punën” më të vështirë për përdoruesit në mënyrë që ata të mos e kuptonin se çfarë kishte ndodhur me privatësisnë e tyre.

E-mailat janë marrë nga shefi i Six4Three, një firmë softuerësh që po padit gjigantin e teknologjisë, dhe u demaskuan nga Komiteti Digital, Kulturë, Media dhe Sport si pjesë e hetimit të tij për lajme të rreme.

Janë botuar rreth 250 faqe, disa prej të cilave janë të shënuara “shumë konfidenciale”.

mark.png

 

Article Logic
Execution time: 0.0034019947052002