INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bizneset e mëdha në “lupën” e Tatimeve

Bizneset e mëdha në “lupën” e Tatimeve

Publikuar më: 14:54 22-03-2018

Lëshimi i kuponit tatimor nga bizneset ka qenë shpesh herë në lupën e tatimeve. Për këtë qëllim aksione të herëpashershme janë shtrirë në mbarë vendin. Tatimet kanë lajmëruar se një aksion i tillë do të rifillojë sërish për 2 muajt e ardhshëm. Mësohet se kompanitë e mëdha do të jenë në fokusin e Tatimeve në dy muajt e ardhshëm për mbledhjen e borxheve dhe verifikimin e vlerës reale të lëshimit të kuponëve tatimorë. 

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar se në vëmendje për periudhën prill-maj do të jenë edhe subjektet që janë të angazhuara në realizimin e punëve publike.
Ndërsa në sektorin e ndërtimit kontrollet do të përqendrohen në verifikimin e gjendjes aktuale, si dhe në verifikimin e numrit të punonjësve.

Article Logic
Execution time: 0.0039491653442383