INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bizneset e mëdha s’duan kredinë, kërkesa për hua në nivelin më të ulët

Bizneset e mëdha s’duan kredinë, kërkesa për hua në nivelin më të ulët

Publikuar më: 12:35 22-10-2018

Biznesi i madh në Shqipëri nuk po merr më kredi në banka, duke shënuar uljen më të madhe që prej vitit 2013. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë kërkesa për hua shënoi rënie me 24 % në sektorin e biznesit të madh, pas një rritje që pati për dy tremujorë rresht. Indiferenca e biznesit ndaj kredisë është shndërruar në një nga faktorët themelor të rënies së huasë për biznesin. Sipas të dhënave të BSH-së rënien më të madhe duket se e ka shënuar kërkesa për kredinë për investime, e cila pësoi rënie me mbi 30 për qind në tremujorin e dytë të 2018. Banka e Shqipërisë raportoi në vrojtimin e fundit për ecurinë e kredisë sekërkesa për hua u raportua më e ulët nga një tremujor më parë, për të gjitha kategoritë e biznesit si të vogla dhe të mesme, ashtu edhe kërkesa e bizneseve të mëdha. Por edhe në prizmin e qëllimit të përdorimit të kredisë, kërkesa rezultoi më e ulët, si për kreditë për investime, ashtu dhe për likuiditete. Ecuria e kërkesës për kredi të bizneseve është reflektuar edhe në ecurinë e kredisë për biznesin për këtë vit. Ndërkohë kredia për korporatat jo financiare në sektorin privat u ul me 4.5% në gusht 2018 në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Nga të dhënat e Bankës së Shqipërisë, kredia në ekonomi arriti në 38.4 % të PBB-së më 2017 nga 40.5% që ishte në 2016 me një rënie 2.1 pikë përqindje. Kjo ishte rënia më e fortë vjetore që pas vitit 2008. Nga monitorimi i fundit i BSH, mbi gjendjen e biznesit sidomos atij të madh, përdorimi i valutës në transaksionet e tyre u rritën duke ulur kështu përdorimin e lekut.

 

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0036568641662598