INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bizneset e reja mund të marrin fonde nga qeveria! Ja si t'i përfitoni…

Bizneset e reja mund të marrin fonde nga qeveria! Ja si t'i përfitoni…

Publikuar më: 10:56 25-10-2018

Të gjithë bizneset e reja që kanë nevojë për mbështetje financiare nga buxheti i shtetit mund të aplikojnë pranë Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve. Ata kanë dhe një javë kohë dhe qëllimi i këtij fondi publik është për t’u rritur konkurrueshmëria. 

Kategoritë që përfitojnë janë fasonët, agropërpunuesit, ata që do ngrenë sipërmarrje që lidhen me inovacionin, kreativitetin apo start up-et.
Fondi i Konkurrueshmërisë, që qeveria ka vënë në dispozicion është 28 milionë lekë dhe do të ndihmojë kryesisht biznesin e mesëm dhe të vogël. Po ka një kusht që produketet e tyre të shkojnë dhe në tregjet e huaja, pra fokusi është eksporti. Nga ky fond do të përfitojnë kryesisht fasonët.
Kurse një tjetër fondi i veçantë është ai për ekonominë kreative, ku është parashikuar një vlerë 10 milionë lekë, që do të ndihmojë bizneset që ushtrojnë aktivitetin e tyre në sektorin e artizanatit.
Fondi i tretë është për “Start – Up”. Për çdo projekt do jepet një grant prej 500.000 lekë kjo do mbulojë 70% të kostove të të gjithë sipërmarrjes së re. Buxheti i miratuar për këtë fond është 10 milionë lekë. Pra do të përftojnë të paktën 20 sipërmarrës të rinj.
Një fondi është caktuar dhe për inovacionin. Sipas Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve, një ndërmarrje mund të përfitojë maksimalisht 400.000 lekë për një projekt dhe kjo shumë mbulon 50% të kostove.

Article Logic
Execution time: 0.0034070014953613