INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bizneset më shumë siguri tek monedha e huaj

Bizneset më shumë siguri tek monedha e huaj

Publikuar më: 11:23 18-03-2019

Bizneset shqiptare preferojnë që paratë në banka t’i depozitojnë në euro. Në fund të 2018-s, sipas të dhënave të bëra publike nga Banka e Shqipërisë, kursimet në monedhë të huaj arritën në 53.9% të totalit, duke shënuar nivelin më të lartë historik. Të dhënat nga tregu bëjnë të ditur se edhe pas shtatorit 2018, zotërimet e bankave te Banka Qendrore, sidomos për likuiditetet në valutë ka qenë të larta. 

Efektin kryesor në rritjen e valutës në banka e kanë dhënë depozitat pa afat të bizneseve, që u rritën me rreth 120 milionë euro, ose 22.4%.
Mbajtja e cash-it të tepërt në valutë te Banka e Shqipërisë, edhe pse me interes në negativ, mesa duket shihet si mënyra më e leverdishme nga bankat.
Po sipas të dhënave të bëra publike nga Banka e Shqipërisë, bankat e nivelit të dytë kanë depozituar në Bankën e shtetërore rreth 38 miliardë lekë deri në shtatorin 2018, nga më pak se 5 miliardë lekë që ishin në fund të 2013.
Rritja e likujditeteve rrjedh nga rregulloret e BSH-së që i detyron bankat që, nëse i çojnë likuiditetet e tepërta në valutë jashtë, të bëjnë shtesë në kapital që do të ishte kosto për to.

 

Article Logic
Execution time: 0.0033650398254395