INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Bizneset në kolaps! Ulje drastike e fitimeve në 2018[VIDEO]

Publikuar më: 14:02 08-06-2018

Bizneset shqiptare vijojnë të jenë në krizë, këtë e vërteton më së miri dhe fakti se në muajt e parë të këtij viti fitimet janë ulur ndjeshëm. Sipas të dhënave të Ministrisë së Finacave në 4 mujorin e parë të 2018 fitimet u ulën me 20 milionë euro se e njëta periudhë e një viti më parë.

Në periudhën janar-prill 2018 janë arkëtuar 13 miliardë lekë ose rreth 390 milionë lekë më pak se katërmujori i parë vitit 2017. Kjo është hera e parë që nga viti 2012, që të ardhurat nga tatim fitimi kanë ardhur në ulje në vlerë absolute.
Rënia e fitimeve ka qenë më e dukshme tek bizneset e prodhimit të energjisë, pasi thatësira e tejzgjatur ka qenë problematike për prodhimin energjisë nga HEC-et private dhe publike.
Bizneset e këtij sektori gjeneruan më pak të ardhura nga shitjet e për pasojë patën fitime më të ulta.
Edhe kursi i këmbimit është një faktor tjetër, pasi euro është ulur shumë. Arkëtimet nga shitjet e prodhimeve të eksportit kanë rënë me gati 10% në dy vitet e fundit si pasojë e forcimit të lekut ndaj euros, duke sjellë kështu fitime më të ulta për bizneset që kanë shitur të njëjtën sasi malli jashtë vendit.
Nga të dhënat e Ministrisë së Financave të ardhurat e përgjithshme u rritën me vetëm 2.3% dhe kjo vlerë konsiderohet si një rritje me një ritëm shumë më të ulët se vitin e kaluar, madje më të ulët sesa ritmet e rritjes ekonomike, që është afro 4%. Edhe nga tatimet e doganat rritja ishte 3.4%, sërish më e ulët se rritja ekonomike.

Article Logic
Execution time: 0.0035078525543213