INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bizneset në krizë, në 4 muajt e parë të vitit janë mbyllur mbi 2 mijë

Bizneset në krizë, në 4 muajt e parë të vitit janë mbyllur mbi 2 mijë

Publikuar më: 09:16 15-04-2019

Shumë biznese në vendin tonë kanë ndërprerë punën! Taksat e larta dhe mungesa e tregut për shitjen e produketeve kanë bërë që në 4 muajt e parë të këtij vit afro 2086 subjekte të kalojnë në status pasiv. Ata kanë pezulluar aktikvitetin. Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, numri total i bizneseve pasive është në nivele shumë alarmante dhe rezulton të ketë arritur në 122.247, nga 120.161 subjekte që u mbyllën në vitit 2018.

Shifrat e sipërmarrje, që marrin këtë status pasiv datojnë, që në vitin 2001.
Mësohet se Tirana mban rekord sa i përket bizneseve që kanë kaluar në status pasiv dhe i dyti është Durrësi. Ndërsa Kukësi zë peshën më të vogël dhe për faktin se në këtë qytet nuk është se ka shumë binzese.
Po një fenomen i ri duhet se po merr jetë, pasi shumë nga këta binzesmenë që i kanë lënë në status pasiv sipërmarrjet e tyre kanë hapur të reja. Ndaj me afrimin e sezonit turistik, tatimet do të fokusohen tek biznese që abuzojnë me këtë status. Nga 1 Gushti 2019, nuk do të ketë më tatimpagues me më shumë se një NIPT. Sipas ligjit një subjekt transferohet nga regjistri aktiv në regjistrin pasiv në rastet kur nuk ushtron më veprimtari tregtare për një periudhë tatimore prej 12 muaj, nuk dorëzon deklaratën tatimore për një periudhë tatimore 1 vjeçare apo deklaron në QKR pezullim veprimtarie tregtare për një periudhë më shumë se 12 muaj apo pa afat të përcaktuar.

Article Logic
Execution time: 0.0019230842590332