INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bizneset nuk kthejnë huatë! Bankat shtrëngojnë kriteret për investime

Bizneset nuk kthejnë huatë! Bankat shtrëngojnë kriteret për investime

Publikuar më: 10:30 22-04-2019

Biznesmenët janë kreditorë më të këqinj se individët. Për pasojë bankat vunë në presion ekonominë në tremujorin e parë të vitit 2019 për shkak të shtrëngimit të mëtejshëm të kushteve ndaj dhe u ul kërkesa për kredi nga bizneset e mëdha.

Banka e Shqipërisë raportoi se bazuar në perceptimet e bankave tregtare, standardet e kreditimit për bizneset u shtrënguan disi në tremujorin e parë të vitit 2019. Ndaj dhe kërkesa për kredi e bizneseve u vlerësua më e ulët, duke qenë më evidente në segmentin e bizneseve të vogla e të mesme, për të dyja llojet e kredisë, atë për likuiditete dhe atë për investime. Në kahun shtrëngues të standardeve të kreditimit për bizneset, në tremujorin e parë, u raportua ndikimi i faktorëve të lidhur me perceptimin e rrezikut nga ana e bankave, të tillë si: aftësia paguese e kredimarrësit, situata ekonomike dhe perspektiva e saj, si edhe rreziqet lidhur me kolateralin, si edhe toleranca e bankës ndaj rrezikut. Në kahun lehtësues të standardeve të kreditimit, veproi kryesisht trysnia nga konkurrenca në sistemin bankar.
Po dhe standardet e kreditimit për individët u raportuan disi të shtrënguara edhe për kreditë me qëllim blerje banese. Standardet e kreditimit për individët u shtrënguan në sajë të: rritjes së kostove dhe kufizimet e shtuara nga pozicioni kapital i bankës; perceptimit të bankës për rrezik më të lartë të lidhur si me aftësinë paguese të kredimarrësit, ashtu edhe me kolateralin. Nga ana tjetër, në kahun lehtësues të standardeve ndikuan kostot e kufizimet më të ulëta që burojnë nga pozicioni i likuiditetit të bankave, si edhe zhvillimet aktuale dhe perspektiva për tregun e banesave.

Article Logic
Execution time: 0.0041770935058594