IN LIFE SHOWBIZZ FASHION & BEAUTY LIFESTYLE MOVIES/MUSIC IN LIFE VIDEOS
Bizneset paguajnë, stadiumet hapin dyert: Ja si Pokemon Go po pushton botën! [FOTO]

Bizneset paguajnë, stadiumet hapin dyert: Ja si Pokemon Go po pushton botën! [FOTO]

Publikuar më: 16:39 25-07-2016

Nuk bëhet fjalë vetëm për një lojë të thjeshtë pasi tashmë është zyrtare, kemi hyrë në epokën e Pokemon Go.

E shkarkuar me numra rekord dhe aktualisht më e përdorur se Twitter, Pokemon Go thjesht po bën namin. Madje jehona e saj është e tillë sa jo vetëm lojtarët, por edhe bizneset po mundohen ta shfrytëzojnë në ndonjë farë mënyre. Rasti më i njohur është ai britanik ku lokale dhe restorante të ndryshme po paguajnë që të bëhen destinacione ku përdoruesit e Pokemon Go të mund të gjejnë pokemonët e tyre.

Bizneset po paguajnë 100 sterlina në ditë që këto krijesa virtuale të gjenden në territoret e tyre, për të futur këto lojtarë në dyert e tyre. Por jo vetëm kaq, pasi që tani kemi shembujt e parë të suksesit. Një restorant në Londër tregon se fitimet e saj janë rritur me 26% që kur filluan të paguajnë në Pokemon Go. Lojtarët e lojës së famshme jo vetëm që janë futur në dyert e tyre për të kapur pokemonët, por gjithashtu kanë konsumuar në një vlerë totale prej 70 mijë stërlinash. Pra me pak fjalë, investimi është i garantuar.

Kjo nuk është gjithçka! Pokemon Go tashmë kanë edhe stadiumin e tyre personal. Pikërisht ashtu! Së fundmi klubi prestigjoz gjerman Wolfsburg, ka hapur dyert e stadiumit të saj Volkswagen Arena deri më datën 30 korrik. Përgjatë ditëve të ardhshme të gjithë përdoruesit e kësaj loje do të mund të futen lirisht në stadium, nga terreni sportiv e deri tek tribunat, për të gjetur dhe kapur pokemonët që mund të gjenden në këtë territor. Me pak fjalë, pokemonët po pushtojnë botën.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0038249492645264