INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bizneset – Pritet të nisë verifikimi i pagave reale nga tatimorët!

Bizneset – Pritet të nisë verifikimi i pagave reale nga tatimorët!

Publikuar më: 12:12 25-01-2016

Tatimorët do të nisin verifikimin e pagave reale të punonjësve dhe do të bëjnë krahasimet me kompanitë e të njëjtit sektor, si dhe verifikimin me deklaratën vjetore individuale të të ardhurave! Ky është vetëm një paralajmërim për bizneset i cili do të shoqërohet me kontrollin e imtësishëm.
Monitor raporton se në bazë të analizës së riskut, bizneset do të kontrollohen për pagat e deklaruara.
Deklarimi i pagave më i ulët se realja në pjesën më të madhe të sektorit privat, është një nga burimet më të mëdha të evazionit në vend. Shqipëria mbledh të ardhura nga kontributet e sigurimeve shoqërore vetëm 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) ndërkohë që mesatarja rajonale është 10% e PBB-së, ndonëse vendi ynë ka ndër nivelet më të lartë të taksës së punës (15% që paguhet nga punëdhënësi dhe 11.2% nga punëmarrësi).
Edhe paratë nga tatimi mbi të ardhurat nga të punësuarit në sektorin privat, janë në vlerë absolute më të ulëta se ato nga punonjësit shtetërorë edhe pse të punësuarit në biznes janë gati dyfishi i atyre në shtet.

Article Logic
Execution time: 0.0036001205444336