INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bizneset shqiptare mbetën në ''mesjetë'', me inovacionin s’kanë lidhje fare

Bizneset shqiptare mbetën në ''mesjetë'', me inovacionin s’kanë lidhje fare

Publikuar më: 11:10 18-07-2019

Rezultatet e një anketimi të bizneseve në Ballkan nxjerrin bizneset shqiptare si më pak inovativet në rajon. Ato nuk kryejnë reklamim dhe komunikim me klientët përmes kanaleve moderne si Facebook, YouTube ose Instagram si bizneset e shumë vendeve të zhvilluara që ja kanë ndjerë lezetin, pasi po fitojnë më shumë para.

Sipërmarrësit shqiptarë vijojnë të ndjekin mjete më tradicionale të komunikimit dhe marketingut përmes e-mail ose faqeve të internetit.
26% e kompanive në Ballkan shesin produktet ose shërbimet e tyre përmes internetit, ky është një burim i rëndësishëm i të ardhurave për 20% të tyre. Spikatin bizneset serbe dhe malazeze.
Kurse në vendin tonë 46% e kompanive përdorin metodat e vjetra pra vetëm internetin për reklamim. Përdorimi i internetit ndryshon në varësi të nëngrupit të kompanisë. Për shembull, është e rëndësishme për kompanitë e mëdha që të prezantohen përmes një faqeje web-i të mirëmbajtur. Nga ana tjetër, vetëm 30% e kompanive të vogla kanë faqen e tyre të internetit, ndërsa 10% e biznesve nuk e përdorin fare internetin. Një pjesë e madhe e kompanive në vendin tonë ende përdorin shitjen tradicionale në dyqane, ndërkohë që rëndësia e shitjes në internet është e ulët.

Article Logic
Execution time: 0.0020549297332764