INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Bizneset shqiptare po ''arratisen'' në Maqedoni! Arsyet…[VIDEO]

Publikuar më: 10:44 02-11-2018

Në raportin më të fundit të Bankës Botërore, Maqedonia u rendit e para në rajon dhe e dhjeta në botë për klimën e të bërit biznes. Taksat e ulëta kanë bërë që fqinji ynë të jetë nga më të suksesshmit në këtë dekadë për thithjen e investimeve të huaja. Shumë kompani të huaja që fillimisht kanë pasur interes të zhvillojnë aktivitetin e tyre në Shqipëri, së fundmi kanë ikur drejt Maqedonisë.
Dy vitet e fundit edhe bizneset shqiptare kanë parë me interes të investojnë në Maqedoni sidomos në linjat e prodhimit. Më konkretisht ato po operojnë në tregun e prodhimit të ilaçeve e një nga më të mëdhaja po investon afro 20 milionë euro dhe ka ambicie të punësojë deri 300 persona. Nëse kompania në fjalë do kishte lehtësi në taksa në Shqipëri do investonte shuma të mëdha dhe do punësonte qindra njerëz.
Një tjetër sipërmarrje shqiptare do të investojë 100 milionë euro këtë vit në Shkup të duke ngritur një qendër shumë funksionale. Ndërkohë që një tjetër biznes do prodhojë biskota në Maqedoni. Banka Botërore ka një shpjegim për këtë. Sipas saj barra fiskale në Maqedoni është më e ulëta në rajon dhe në Shqipëri më e larta. Sipërmarrjet shqiptare paguajnë në total taksa dhe kontribute që janë sa 37.3% e fitimeve të tyre, kurse në Maqedoni janë 13.3%. Në Maqedoni vitet e fundit kanë investuar dhe shumë kompani prestigjoze nga shtete shumë të zhvilluara perëndimore dhe amerikane.

Article Logic
Execution time: 0.0038721561431885