INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bizneset të papërgjegjshëm ndaj kthimit të kredive

Bizneset të papërgjegjshëm ndaj kthimit të kredive

Publikuar më: 11:52 10-07-2017

Bizneset rezultojnë totalisht të papërgjegjshëm për kthimin e kredive në banka. Po e kundërta ndodh me individët ata rezultojnë më korrektët.
Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, në fund të vitit 2016, vetëm 10% e huasë që ishte dhënë për individët ishte vonuar më shumë se tre muaj për tu rikthyer në banka, nga 13% që kishte qenë ky tregues një vit më parë.
Korrektësia me bankat e individëve lidhet me faktin që në pjesën më të madhe ata marrin hua për të blerë një shtëpi për të banuar dhe bëjnë ç’është e mundur për ta paguar atë, në të kundër rrezikojnë që përmbaruesit t’u marrin shtëpinë.
E ndryshe është situata me bizneset. Ato vijojnë të jenë problematike me kthimin e huave që kanë marrë në banka, e cila është në të njëjtin nivel në të dy vitet e fundit.
Për pasojë vetëm 35 sipërmarrje kanë krijuar 65% të kredisë së keqe në sistemin bankar. Një pjesë e këtyre kompanive tashmë janë në fazë ristrukturimi, ndërsa për 7 prej tyre ka nisur procedura e falimentimin.
Për sa i përket ndarjes së kredive me probleme sipas monedhës, sipas Bankës së Shqipërisë rezulton se, portofoli i kredive me probleme në valutë paraqet një tregues më të lartë.

Article Logic
Execution time: 0.0033199787139893