INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Biznesi i flokëve, një minierë ari! Tempujt hindu, shuma stratosferike nga gratë e varfra! [FOTO]

Biznesi i flokëve, një minierë ari! Tempujt hindu, shuma stratosferike nga gratë e varfra! [FOTO]

Publikuar më: 13:41 19-10-2016

Këto foto të pabesueshme tregojnë të vërtetën shqetësuese pas industrisë së extensions (zgjatimet e flokëve).

Britania është importuesja e tretë më e madhe e flokëve njerëzorë në botë, duke i marrë ato për mijëra femra, duke përfshirë artistet si Cheryl Fernandez-Versini apo Mary Berry. Ato paguajnë jo më pak se 1200 paundë çdo muaj për të ndryshuar pamjen e flokëve të tyre. Megjithatë, shumë pak njerëz e dinë udhëtimin shqetësues që bëjnë këto flokë përpara se të arrijnë në sallonet më luksoze. Gjithçka fillon në tempuj si Yadagirigutta në jug të Indisë, ku femra shumë të varfra rreshtohen për të rruar kokat e tyre.

hairdo2.jpg

Mësohet se ato i dhurojnë flokët për perëndinë e tyre Vishnu dhe nuk duan asgjë në këmbim. Pikërisht këto tempuj hindu e kthëjnë në tregti të vërtetë, me një të tillë, Tirumala që fiton shumën tronditëse prej 22 milionë paundësh në një vit të vetëm duke shitur flokë. Supozohet që këto para t’u kthehen komunitetit por është e vështirë që të llogarisësh sa fitojnë në të vërtetë dhe sa mbajnë për vete. Femrat indiane e dinë çfarë ndodh me flokët e tyre, por duket se nuk u bën përshtypje pasi për to është një akt pelegrinazhi. Flokët indianë janë shumë të kërkuar sepse nuk janë lyer kurrë dhe njihen si “flokë të virgjër”. Më pas "ari i zi" drejtohet për në Kinë ku punëtore kineze e “qepin” për të krijuar paruke dhe shtesa flokësh të vërtetë njerëzorë.

hairdo3.jpg

hairdo4.jpg

hairdo5.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0050930976867676