INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Biznesi i vogël në pikë të hallit, mbi 5 mijë të mbyllur në 2018! Po ecin para…

Biznesi i vogël në pikë të hallit, mbi 5 mijë të mbyllur në 2018! Po ecin para…

Publikuar më: 11:51 03-06-2019

Kriza ekonomike ka goditur më shumë bizneset e vogla. Në 2018 janë mbyllur 5.216 subjekte, duke zbritur në 93 mijë. Në 2018-n shumë nga sipërmarrësit e vegjël u përfshinë në skemën e re të uljes së kufirit të TVSH-së nga 5 në 2 milionë lekë. Pra ata shpenzojnë më shumë para për taksat dhe nuk ja dolën dot. Për pasojë një pjesë kaluan në status pasiv dhe të tjerë u mbyllën plotësisht. Bizneset e vogla mbani me bukë disa banorë të një familje dhe sot shumë nga to kanë rënë në krizë të thellë. Nëse biznesit të vogël i është thellua kriza, vërehet se fermerët kanë nisur të regjistrojnë sipërmarrjet e tyre të vogla. Shumë banorë të fshatrave janë regjistruar si subjekte gati 4.400 më shumë, se në 2017.
Kjo ka ardhur si rrjedhojë e masave për formalizimin e bujqësisë dhe orientimin e fermerëve për t’u pajisur me NIPT në mënyrë që të përfitojnë nga subvencionet.
Gjithësesi sipas INSTAT, ekonomia shqiptare është e përqendruar kryesisht në aktivitetin tregtar.
Ndërmarrjet tregtare zënë 23.2% të ndërmarrjeve të regjistruara gjatë vitit 2018.
Nga të dhënat mësohet se në Bashkinë e Tiranës janë përqendruar pjesa më e madhe e ndërmarrjeve, ndërsa në atë të FushëArrëzit shënohet numri më i ulët.

Article Logic
Execution time: 0.003093957901001