INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

“Biznesi Kulturor” në rrugët e Tiranës. Burrë e grua tërheqin vëmendjen me artin e tyre të veçantë [VIDEO]

Publikuar më: 15:54 29-03-2017

-“Bisnes kulturor! I paguan shteti?! Janë burrë e grua dhe nxjerrrin bukën e gojës me art?! Çfarë rëndësie ka! Është bukur!”. Kështu e përshkruan gazetari Ilir Kadia fenomenin që ka hasur në rrugët e Tiranës ku një çift bashkëshortësh të veshur me kostume popullore tradicionale, përhapin muzikë tradicionale. Duke u rënë veglave muzikore tradicionale ata ecin duke përshkruar rrugët kryesore e rrugicat e lagjeve apo pallateve. Gazetari ka postuar një video në rrjetin e tij social “Facebook” ku nuk kanë munguar komentet. Ky çift artistësh, ka ngjallur interes edhe te personat e tjerë të cilët janë interesuar për dy personat që bëjnë art në rrugë. “Më thanë se jemi nga Rugova”-komenton dikush, ndërsa një tjetër shpehet se “e bukura dhe e vlefshmja tërheq vëmendjen”.

Article Logic
Execution time: 0.003493070602417