INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Biznesi viktimë e mashtrimit online. Vetëm në dy vjet 50 raste të denoncuara në Tiranë [VIDEO]

Publikuar më: 17:17 15-03-2017

Mashtrimi kompjuterik është kthyer në problem shumë shqetësues për bizneset  shqiptare, të cilat brenda dy viteve kanë pësuar një dëm financiar në vlerën e 2.5 milion lekëve.  Në periudhën 2015- 2017 në Policinë e Tiranës janë denoncuar 50 raste të abuzimit permes hakerave kompjuterik. Denoncimet janë bërë nga bizneset që bashkëpunojnë online me firma të ndryshme të huaja. Mekanizmi i vjedhjes sipas Specialistëve të Krimit Kompjuterik bëhej nga hakerat që qarkullojnë online. Nga denoncimet e marra është  zbuluar edhe skema e perdorur. Marrëdhëniet e bashkëpunimit mes dy palëve, një pale Shqiptare dhe një firme biznesi të huaj fillimisht zhvilloheshin në panaire apo në vende të tjera. Më pas bashkëpunimi ka vijuar nëpërmjet blerjeve dhe shitjeve online. Sipas specialistëve të Krimit Kompjuterik hakerat hapin adresa të huaja të ngjashme më atë që bashkëpunon një biznes shqiptar duke i ndryshuar disa karaktere të vogla në adresën e emailit dhe veprojnë vetëm në kohën që bëhet derdhja financiare në bankë. Këtë shumë hakerat e depozitojnë më pas në një bankë në Angli për arsye se aty bëhen depozitime bankare online si dhe banka nuk mban përgjegjesi për shumën apo për t’i kthyer paratë mbrapsht biznesmenit të mashtruar. Specialistët e kësaj fushe theksojnë se nga ky mashtrim kanë rënë “pre” shumë biznese Shqiptare të cilët pohojnë se kanë kaluar deri në falimentim.

Article Logic
Execution time: 0.0035529136657715