INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Biznesmeni çon tatimorët me skaf në Karaburun për faturën e “çmendur” [FOTO]

Biznesmeni çon tatimorët me skaf në Karaburun për faturën e “çmendur” [FOTO]

Publikuar më: 10:39 08-08-2016

Karaburuni mund të jetën një ndër destinacionet me të mira të këtij viti, por kush shkon aty ngelet i pa kënaqur nga shërbimi i lokaleve dhe restoranteve.

 

Zhgënjim ka përjetuar edhe biznesmeni Kasem Hysenbelli i cili ka qenë duke drekuar me gazetarin Artur Cani dhe miq të tjerë. Prej hundësh duhet ti ketë dal ushqimi, pasi kanë parë faturën e cmendur. Ai ka reaguar menjëherë, dhe në statusin në Facebook shkruan se fatura përvecse shumë e shtrenjtë është edhe e shkruar me dorë, pa kupon tatimor. Edhe pse biznesmeni ka kërkuar kuponin tatimor, nuk ka marr asgjë tjetër vec se një përgjigje arrogante.
Kaq ka mjaftuar dhe Hysenbelliu ka marrë në telefon autoritetet tatimore, gazetari është interesuar që ti sigurojë atyre një skaf, për të mbërritur sa më shpejt. Mësohet se punonjësit e tatimeve kanë mbërritur në vendngjarje por nuk dihet ende se cfarë masë është marrë ndaj biznesit.
Kjo është arsyeja kryesore pse turizmi në vend nuk po përjeton ndonjë rritje të madhe ekonomike.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037319660186768