Pas darkës së shumë përfolur, Fatmir Hysenbelliu është fotografuar duke dalë nga një hotel në Miami me yllin e “Baywatch”, Pamela Anderson.
Asgjë nuk ishte krej rastësore, pasi Oni dhe aktorja hollivudiane nisën të shkëmbenin edhe komente në rrjetet sociale.
Të jesh Fatmir Hysenbelliu, miliarder, biznesmen, i njohur në botën e futbollit, por edhe simpatik, sigurisht që do të rrethohesh nga femra të bukura. Oni ka postuar një foto në Instagram, foto e cila me siguri e ka bërë “xheloze” Pamela Anderson-in.
Ai është shfaqur duke thithur ca rreze nga dielli i Miamit me një mikeshë tjetër po aq seksi sa aktorja e huaj. Bëhet fjalë për Cristina Pedrotti-n, themeluese e ‘Maison Mati’.
“Sa botë e vogël, me miken time duke shijuar rrezet”, shkruan Hysenbelliu në foto.