Elton Ilirjani është një nga personazhet më të njohur në Shqipëri.
Përveç faktit që ai drejton një biznes të suksesshëm, Ilirjani është nga të paktët njerëz publikë që e ka pranuar haptazi orientimin e tij seksual.
I ftuar shpesh në emisione televizive të ndryshme, por edhe në shtypin e shkruar ai nuk e ka mohuar kurrë të vërtetën e tij, duke demaskuar edhe shumë persona të tjerë duek thënë se në Shqipëri kryejnë ‘jetë të dyfishtë’ dhe të ‘maskuar’.
Por, së fundmi Ilirjani ka guxuar pak më tepër duke sfiduar çdo tabu. Me foton e fundit të publikuar në Instagram biznesmeni i njohur shfaqet i lyer me makjazh teksa mban në qafë e duar rruaza perlash.
Ai njofton se sot feston përvjetorin e 7 të kompanisë së tij. "Diversiteti është thelbi i biznesit tonë. Të gjithë janë të ndryshëm dhe plot ngjyra" - shkruan krah fotos së realizuar nga Fadil Berisha.
Ilirjani gjithashtu ka treguar se familja e kishte marrë vesh orientimin e tij seksual nga një letër.
“Unë simpatizoja dikë dhe i nisa një letër. Ajo letër u bë bujë dhe e morën vesh të gjithë, edhe familja ime. Pas atij momenti babi im më pyeti: Ç’ishte ajo letër? Dhe i tregova se ishte për dikë që kam simpati. Ai u trondit, nuk iu bë qejfi sigurisht dhe më tha: ‘Kjo që ke nisur të bësh është zgjedhja më e vështirë në Shqipëri’. Mamaja e kishte më të vështirë ta pranonte, nuk më ka thënë kurrë asgjë, por unë e ndjeja. Kushërira ime në fshat Brunilda ka qenë mbështetje e madhe dhe kur rrija me të isha krejtësisht i qetë” - ka treguar biznesmeni.