INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Biznesmenia Vilma Nushi shet aksionet e kompanisë

Biznesmenia Vilma Nushi shet aksionet e kompanisë

Publikuar më: 09:19 31-08-2017
Vilma Nushi, një nga sipërmarrëset më të mëdha në vend ka shitur aksionet, që ajo zotëronte në shoqërinë e tregtimit të produkteve farmaceutike, TRIMED. Transaksioni është realizuar në muajt e parë të këtij viti. Vendimi i asamblesë zbardh se Nushi hoqi dorë nga 50% e aksioneve të kompanisë, që ajo kishte nën zotërim duke ia shitur një shtetasi britanik, Dominic Noel William Evans, në fund të prillit të këtij viti Sipas kontratës së shit-blerjes së kuotave, çmimi i transferimit të masës së kapitalit të masës prej 50% të kapitalit të shoqërisë është 300 mijë euro. Aktualisht TRIMED, zotërohet nga aksioneri i ri në 50% të saj dhe po kaq edhe nga Shani Peposhi të cilët në kapital zotërojnë nga 30.45 milionë lekë në vlerë kapitali. Kush është TRIMED? Në bilancin e TRIMED për vitin 2016 rezulton së të ardhurat e kompanisë ishin 1.7 miliardë lekë, me një rritje të ndjeshme prej rreth 60% në raport me vitin e mëparshëm. Ndërkohe që edhe fitimi para tatimit i vitit për 2016 është rritur me 50%, duke regjistruar vlerën 67 milionë lekë. Referuar profilit të kompanisë në faqen e saj zyrtare në internet bëhet me dije se Trimed operon në tregun shqiptar që prej vitit 1993. “Në vitin 2008 kompania nisi bashkëpunimin me M&D, një kompani e specializuar në logjistikë dhe shpërndarje” thuhet në profilin e saj. Marketing and Distributon është kompania kryesore e sipërmarrëses Nushi. Në objekt të aktivitetit të saj kompania përfshin Import-Eksport tranzit, depo farmaceutike, përfaqësim në fushat farmaceutike,prodhim-perpunim-konfeksionimimport-eksport-tranzitim-tregtim me shumice e pakice të medikamenteve ,materialeve mjekësore e aksesoreve të tyre, barnave, materialeve dentare e veterinare, higjenosanitare, barnave mjekësorë popullore por edhe fusha shtesë.
Article Logic
Execution time: 0.0034439563751221