Jeta e tij është e mbushur me udhëtime të shumta në destinacione nga më të ndryshmet.
Madje mund të themi se sa herë argëtohet, ai është shpirti i festës. Por këtë radhë nuk ndodhi kështu.
Biznesmeni shqiptar së fundmi bëri një mini- tur turistik me miqtë e tij në vende të ndryshme. Nga festa në festë, duket se Fatmir Hysenbelliu ka shpenzuar gjithë energjinë e mbetur derisa e ka zënë gjumi në një nga pubet në Rio de Zhaneiro. Pjesë e miqve që e shoqëronin ishte edhe modelja braziliane, Gabriella. Ata e kanë fotografuar këtë moment dhe e kanë postuar atë në instastory. Kjo e fundit madje ka luajtur pak me batutat duke shkruar se gringot (term për ata që nuk janë spanjollë) nuk e përballojnë dot Brazilin! /intv.al/